top of page

Grupet fituese të programit UPSHIFT 2

Gjatë muajit tetorë 2020,  YMCA ka organizuar sesionet informuese (outreach) në të gjitha shkollat e mesme të Gjakovës ku i ka njoftuar të rinjtë/rejat për programin UPSHIFT. Gjatë këtyre sesioneve informuese, gjithsejt 616 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Gjakovës janë inkurajuar të marrin pjesë në programin UPSHIFT, ku nga të gjitha shkollat kanë aplikuar 20 grupe me nga 5 anëtar, si pjesëmarrës për puntoritë UPSHIFT.

Në fund të muajit tetorë 2020, është zhvilluar aktiviteti i pare online nëpërmjet platformës Zoom, UPSHIFT – “Punëtoria për ndikim në shoqëri”, përvojë katërditore ku 20 ekipe të vajzave dhe djemve nga komuna e Gjakovës mësuan se si t’i zgjidhin sfidat shoqërore dhe të kontribuojnë në komunitetin e tyre.

Gjatë ditës së pestë të puntorive, të rinjët/rejat pjesëmarrëse prezantuan projektet e tyre, me ç’rast juria përzgjodhi 10 grupe fituese të cilat do të zhvillojnë projektet e tyre gjatë vitit 2020.

 

During October 2020, YMCA organized information sessions (outreach) in all high schools in Gjakova where it informed young people about the UPSHIFT program. During these information sessions, a total of 616 students of primary and secondary schools in the municipality of Gjakova were encouraged to participate in the UPSHIFT program, where 20 groups from all schools applied with 5 members each, as participants in the UPSHIFT workshops. 

At the end of October 2020, the first activity was held through the Zoom platform, UPSHIFT - "Workshop for social impact", a four-day experience where 20 teams of girls and boys from the municipality of Gjakova learned how to solve social and social challenges. Contribute to their community.

During the fifth day of the workshops, the youth participating presented their projects, and the jury selected 10 winning groups which will develop their projects during 2020.

Capture.PNG

Emri i projektit: Ne mundemi së bashku

Pjsëmarrësit: Lirije Luboja, Leonita Luboja, Marigona Ibrahimi, Agnesa Goza

Shkolla: Mustafa Bakija 

“Ne mundemi së bashku” është një nga grupet fituese të UPSHIFT dhe synon të mbështesë fëmijët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian me orë shtesë ose plotësuese me fëmijë nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Arsimi plotësues do të zhvillohet përmes 2 Trajnerëve (ekspertë të fushës së arsimit). Grupi do të shpërndajë për nxënësit mjete të nevojshme për shkollën (të tilla si lapsa, fletore, lapsa me ngjyra), gjithashtu do të bëjë një video informuese në lidhje me rëndësinë e arsimit. 

“Ne mundemi së bashku” is one of the winning groups of UPSHIFT and aims to support children of Roma Ashkali and Egyptian communities with additional or supplementary classes with children from first grade to fifth grade. Supplementary education will be held through 2 Trainers (experts in the field of education). The group will distribute to students the necessary tools for school (such as pencils, notebooks, crayons), and will also make an informative video about the importance of education.

Grupi 14 dita 5 (2).png

Emri i projektit: Young Motivators 

Pjesëmarrës: Blin Bicurri, Sara Kumnova, Poema Bobi, Poema Saraqini, Lyra Nikoliqi

Shkolla: Gjimnazi “Hajdar Dushi” dhe shkolla “Yll Morina” 

 

Young Motivators është një nga grupet fituese të UPSHIFT dhe synon të zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme me Personat me aftesi te kufizuara, debat hulumtues me nxënesit e shkollave të mesme të ulta dhe të mesme të larta dhe krijimi i një videoje informuse, vetëdijsuese dhe motivuese disa minuteshe për qytetarët e komunës së Gjakoves dhe personave me aftesi te kufizuara. 

Young Motivators Group is one of the winning groups of UPSHIFT and aims to the realization of various activities with persons with disabilities, research debate with students of elementary and secondary schools, and creation of an informative, awareness-raising, and motivational video for the citizens of the municipality of Gjakova and persons with disabilities.

Grupi 9 dita 4 (1).png

Emri i projektit: Champions

Pjesëmarrësit: Erblina Morina, Valza Berisha, Rinesa Berisha, Erita Berisha dhe Agnesa Gashi.

Shkolla: “Haxhi Hoti“ Rogove 

 

Shkollës "Haxhi Hoti" në fshatin Rogove i mungon biblioteka, në këto kushte projekti synon pajisjen e bibliotekës me libra të rinj në mënyrë që nxënësit të kenë mundësinë të lexojnë librat e tyre të preferuar dhe të marrin sa më shumë informacione. Përveç furnizimit të bibliotekës me libra, grupi do të pikturojë bibliotekën, dhe do të bëjmë disa grafite dhe murale për të krijuar një mjedis më të ngrohtë dhe më tërheqës për nxënësit e shkollës. Ne gjithashtu do të organizojmë një konkurs ese me nxënës të shkollës 

 

"Haxhi Hoti" school lacks a library, in conditions the project aims to equip the library with new books so that students have the opportunity to read their favorite books. In addition to supplying the library with books, the group will paint the library, we will make some graffiti and murals to create a warmer and more attractive environment for school students. We will also organize an essay competition with school students

Grupi 17 dita 5 (1).png

Emri i projektit: "CO-OP"

Pjesëmarrësit: Arrita Mamusha, Buna Shala, Lea Haxhiu, Olta Beqa, Trina Mejzini. 

Shkolla: Gjimnazi "Hajdar Dushi", Shkolla e Mesme e Lartë e Muzikës "Prenk Jakova", Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë "Hysni Zajmi".

 

Duke parë se mungojnë hapësirat dhe platformat ku talentët e rinjë mund të bashkëpunojnë dhe të promovojnë vetveten, ne kemi vendosur që të krijojmë një aplikacion me këto funksione. Aplikacioni do te emërtohet CO-OP. Me anë të CO-OP të rinjtë dhe të rejat do të lidhen së bashku me qëllimin që të krijojnë diçka të re duke e plotësuar njëri-tjetrin. Grupmoshat 12-18 vjeç nga e gjithë Kosova do të kenë mundësi ta ndihmojnë njëri-tjetrin me prirjet dhe aftësitë që ata kanë dhe njëkohësisht të promovojnë vetveten. 

Seeing that there is a lack of spaces and platforms where young talents can collaborate and promote themselves, we decided to create an app with these features. The application will be named CO-OP where young talents can collaborate and promote themselves and create something new by complementing each other. The 12-18 age group from all over Kosovo will have the opportunity to help each other with the tendencies and skills they have.

 

Capture1.PNG

Emri i projektit: Instrumentet Muzikore Music team

Pjesëmarrësit: Aurela Morina, Elona Shala, Lorena Morina, Erjon Shala 

Shkolla: Haxhi Hoti - Rogovë

Duke marrë parasysh mungesen e instrumenteve muzikore në shkollë grupi jonë do të krijoj kabinetin e muzikës në mënyrë që mësimi të bëhet më efektiv dhe më atraktiv për nxënësit dhe

mësimdhënësit. Po ashtu ky grup do të realizoj aktivitete të ndryshme me nxënësit e shkollës dhe do të promovojë talentët e shkollës në media sociale. 

Given the lack of musical instruments in our school "Haxhi Hoti" our group will create the music cabinet so that teaching becomes more effective and more attractive to students and teachers. Our group will also carry out various activities with school students and will promote school talents on social media.

 

 

Grupi 5 dita 5 (2).png

Emri i projektit: Kandi inovativ

Pjesëmarrësit: Erika Hoti, Vesa Qarri, Rrona Krasniqi, Olta Qarri 

Shkolla: "Gjimnazi Hajdar Dushi"

Ky grup ka të bëj me krijimin dhe ndërtimin e një këndi inovativ që do të shërbej për mbajtjen e ekspozitave, panaireve, garave shkencore, takimet me organizata, mbledhjet e mësimdhënësve dhe të nxënësve. Ka për qëllim rritjen e vetëbesimit dhe heqjen e frikës të të folurit në publik po ashtu nxënesit introvert të bëhen pjesë e një shoqërie që ata duan kjo do të shërbej si urë lidhëse mes nxënësve të tërhequr dhe ata të cilët janë më të shoqërueshëm. 

This group aims to create and build an innovative corner in the Gymnasium "Hajdar Dushi" that will serve for holding exhibitions, fairs, scientific competitions, meetings with organizations, teacher meetings, and of students. It also aims to increase self-confidence and remove the fear of speaking in public as well as introverted students becoming part of a society they love and will serve as a bridge between introverted and extroverted students.

 

 

Grupi 20 dita 5.png

Emri i projektit: Kabinet i ëndrrave

Pjesëmarrësit: Altinë Zeqiri, Mjellma Dujaka, Njomza Bytyqi, Ornela Bajraktari, Juljeta Radi 

Shkolla: Mjeksia “Hysni Zajmi”

Gjatë arsimit, mungesa e një mjedisi për punë praktike mund të shkaktojë humbjen e interesit në drejtimin e zgjedhur për profesionin. Përmes këtij projekti, grupi synon të krijojë një kabinet të përgjithshëm mjekësor që do të mbulojë kërkesat e mësuesve, si dhe studentëve. Duke pajisur kabinetin me mjetet e nevojshme dhe duke vizatuar disa murale, grupi synon të krijojë një mjedis më tërheqës dhe efektiv për zhvillimin e procesit të të nxënit. 

During education, the lack of a practical work environment can cause a loss of interest in the chosen direction for the profession. Through this project, the group aims to create a general medical cabinet that will cover the requirements of teachers as well as students. By equipping the cabinet with the necessary tools and by drawing some murals, the group aims to create a more attractive and effective environment for the development of the learning process.

 

 

grupin 1 dita 5 (1).png

Emri i projektit: Aktivizimi i fëmijëve me nevoja të veçanta. We are the change

Pjesëmarrësit: Ela Shehu, Odesa Mala, Ema Spahija, Rrona Ferizi.

Shkolla Fillore “Yll Morina“

Projekti synon të angazhojë fëmijë me nevoja të veçanta në shoqëri. Rritja e zërit të ndërgjegjësimit për mësuesit, organizatat e ndryshme për zhvillimin e sesioneve për fëmijët me nevoja të veçanta (do të thotë të kesh sa më shumë udhëzime dhe informacione se si duhet të trajtohen fëmijët me nevoja të veçanta). Do të ketë gjithashtu një video që do t'u japë një mesazh fëmijëve me nevoja të veçanta. Do të organizohet një takim virtual me fëmijë nga të gjitha shkollat në Kosovë për të diskutuar fëmijët me nevoja të veçanta. Grupi do të ketë një psikolog të ftuar në aktivitete dhe do të përpiqet të sigurojë disa mjete shkollore për t'i bërë mësimet sa më tërheqëse. Fletushka me mesazhe për fëmijët me nevoja të veçanta do të krijohen dhe shpërndahen në të gjithë qytetin.

 

The project aims to engage children with special needs in society. Raising the voice of awareness for teachers, various organizations for the development of sessions for children with special needs (means to have as much guidance and information as possible on how children with special needs should be treated). There will also be a video that will give a message to children with special needs. A virtual meeting will be organized with children from all schools in Kosovo to discuss children with special needs. The group will have a guest psychologist at the activities and will try to provide some school tools to make the lessons as attractive as possible. Leaflets with messages for children with special needs will be created and distributed throughout the city.

 

Grupi 6 dita 5.png

Emri I projektit : Gjeje veten

Pjesemarresit: Leon Cana , Fiona Meqa dhe Endritura Gllogjani 

Shkolla: Gjimnazi “Hajdar Dush“, “Mehmet Akif“ dhe “Prenk Jakova “

Mungesa e vetedijesimit rreth mundesive te punesimit dhe rolit te profesioneve ka bere qe shoqeria te krijoj paragjykime mbi disa profesione . Me anë të idesë që ne kemi dëshirojmë që të krijojmë një aplikacion i cili do të shërbej si mjet edukativo-arsimore duke treguar për rëndësin e punësimit në fusha të ndryshme por gjithashtu do të jetë një plateformë lidhëse mes punëdhënësit dhe punëkërkuesit. 

Lack of awareness about employment opportunities and the role of professions has led society to create prejudices about some professions. Through the idea that this group has they want to create an application which will serve as an educational tool showing the importance of

employment in various fields but will also be a connecting platform between the employer and the jobseeker

 

Grupi 15 dita 5 (2) (2).png

Emri i projektit: Duaje veten

 

Pjesëmarrësit: Jonila Shehu, Ema Perolli, Olda Deda, Etnik Ballata

Shkolla: Gjimnazi “Hajdar Dushi”

 

Me projektin tonë, synojmë të rrisim ndërgjegjësimin në lidhje me temat që i përkasin shëndetit mendor në komunitetin tonë. Kështu që ne vendosëm të krijonim një hapësirë të rehatshme në shkollën tonë ku nxënësit do të gjejnë një vend ku do të ndjehen të lirë të shprehin ndjenjat e tyre dhe një vend ku do të mbahen diskutime të matura për çështje të shëndetit mendor. Ne kemi planifikuar t'i zhvillojmë këto diskutime me psikologë, mësimdhënës dhe persona të tjerë të informuar në këtë fushë. Gjithashtu si një mënyrë indirekte për të lehtësuar stresin, ne do të zhvillojmë yoga dhe meditim. Një ekspozitë arti dhe një raft me revista dhe libra mbi shëndetin mendor do të jenë të pranishëm në kënd. 

The stigmas created by the norms of society worsen the mental state of an individual. This is not only a mental health problem for people but also eventually results in more serious social problems. With our project, we aim to raise awareness about topics that belong to mental health in our community. So we decided to create a comfortable space in our school where students will find a place where they feel free to express their feelings and a place where sober discussions about mental health issues will be held. We have planned to hold these discussions with psychologists, teachers, and other informed persons in this field. Also as an indirect way to relieve stress, we will hold yoga and meditation sessions. An art exhibition and a shelf with magazines and books on mental health will be present in the corner provided.

 

bottom of page