top of page
Copy of CARE webinar (1).png

Diskutim live mbi temen: “Përdorimin e gjuhës së urrejtjes si formë e ekstremizmit” / Live Discussion: “The use of hate speech as a form of extremism”

YMCA shënoi kampanjën “Ktheje dijen! Ndale urrjetjen!” duke mbledhur në platformë digjitale aktivistë si Blert Morina, Adelina Tërshani, Dardan Hoti dhe Dorina Gllogjani, për të diskutuar përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe ndikimin e saj. Në kuadër të kësaj kampanje synojmë të promovojmë dallimet, për arsye që të gjithë njerëzit janë të ndryshëm është shumë e rëndësishmë të mësohet se si të kuptohen, respektohen, dhe pranohen të tjerët.

 

Gjuha e urrejtjes në anën tjetër promovon dhunën dhe nxit urrejtjen ndaj individëve ose grupeve bazuar në atribute të caktuara siç mund të jenë: raca, gjinia, feja, mosha, statuti, orientimi seksual e të tjera. Fokusi i bisedës ka qenë pikërisht tek grupet e margjinalizuara. Por, gjuha e urrejtjes shëndrohet shpesh në ekstremizëm. Kur bëhet kjo? Kjo përfshin rastet kur është nxitur terrorizmi dhe format e tjera të dhunës së motivuar politikisht apo edhe nga sektet e ndryshme. Prandaj partnerët tanë në Kosovë, kanë menduar se kjo është mënyra më e mirë për të përquar mesazhe pozitive dhe paqësore tek ndjekësit e tyre. Afër 500 njerëz kanë qenë pjesëmarrës në këtë diskutim vetëm nëpërmjet rrjetit social Facebook.

 

Panelistët e këtij diskutimi kanë arritur të japin perspektiva të larmishme dhe frytdhënëse. Nisur nga Blert Morina, i cili aktualisht mban pozitën si Drejtor Ekzekutiv në Qendrën për Barazi dhe Liri Kosova. Sidoqoftë, aktivizmi i tij në lidhje me të drejtat e LGBTQI+ në Kosovë shkon përtej profesionales - duke marrë parasysh që ai është personi i parë transgjinor në Kosovë që ka bërë publike në media çështjen e ndryshimit të emrit të tij dhe shënuesit të gjinisë, duke e shtyrë kështu këtë çështje në një nivel krejt të ri në aspektin e sfidimit të kontradiktave midis zbatimit të ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

 

Panelistja e dytë ka qenë Adelina Tërshani e cila japi kontributin e saj në diskutim kryesisht në fushën e qështjeve gjinore si aktiviste e të drejtave të njeriut. Tani, punon në Rrjetin e Grave të Kosovës, në fushën e diskriminit në baza gjinore në tregun e punës. Adelina, është bashkautore e dy raporteve mbi diskriminimin në baza gjinore në Kosovë dhe Ballkanin Perendimor.

 

Panelisti i tretë nga fusha e medias, Dardan Hoti, i cili ka 8 vite përvojë pune në gazetari. Temat që kryesisht ka mbulur kanë qenë në mbrojte të të drejtave te njeriut me fokus në të drejtat e grupeve të margjinalizuara. Vlen të përmendet se në vitin 2013, ka fituar çmimin e parë për Raportim për Varfëri, nga Agjensitë e Kombeve te Bashkuara.

 

Dhe panelistja e fundit, si përfaqësuese e organizatës YMCA, për të japur eksperiencat dhe të arriturat e projektit Iniciativa e Burrave të Rinjë lidhur me temën, Dorina Gllogjani. Ajo është pjesë e shoqërisë civile që 7 vite, duke punuar drejtpërdrejt me të rinjtë dhe të rejat. Së fundmi udhëheq projekte me fokus në shëndet mendor dhe barazi gjinore.

 

Ky diskutim bëri të qartë arsyjet se pse gjuha e urrejtjes duhet të mos jetë asnjëherë opsion. “Nëse ti në rrjete sociale përçon mesazhe diskriminuese, ose bën thirrje për vrasje ndaj grupeve të margjinalizuara qoftë edhe në formë shakaje, kjo nuk është në rregull dhe quhet Gjuhë e Urrejtjes, por mos e gënjeni veten duke thënë se kjo është liri e shprehjes” potencoi Blert Morina gjatë takimit. Ndërsa Adelina Tërshani ndër të tjera ndau se konsideron që puna direkte me të rinjtë/rejat është shumë e rëndësishme për me e hap mendjen rreth stileve të ndryshme të jetesës dhe pranimit të këtij fakti. Dardan Hoti, japi kontributin e tij në këtë diskutim mbi mënyrën se si mediat e trajtojnë këtë qështje. “Një ligj që ndalon komente fyese, dhe urrejtëse, trajnime të vazhdueshme të gazetareve, kish me qenë e nevojshme që ta parandalojmë promovimin e gjuhës së urrejtjes dhe nxitjen e ekstremizmit prej mediave” tha ai. “Me anë të projektit YMI, punojmë intensivisht në eliminimin e sjelljeve të tilla. Kemi parë që nëse të rinjtë/rejat e kanë hapësirën e duhur për tu zhvilluar dhe marrë informacione të pasura për këto tema, ata kthehen në avokues të paqes dhe të drejtave të tyre” tha Dorina Gllogjani në këtë diskutim.

 

Diversiteti e bën jetën tonë më të bukur, më interesante dhe edukative. Të gjithë jemi të barabartë dhe komunikimi zgjidh të gjitha problemet. Para se të i drejtoheni dikujt negativisht, reflektoni me veten. Dhe mos harroni, të ndihmosh tjetrin do të thotë të ndihmosh veten!

 

Kjo diskutim u realizua në kuadër të projektit "Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan", implementuar nga CARE International Ballkan në partneritet me YMCA dhe SIT dhe mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe Fondacioni Oak.

 

 #YMI #CareInternational #CARE #AustriaDevelopmentAgency #OAKFoundation

Gjeni bashkangjitur linkun e videos:

https://www.youtube.com/watch?v=XmH-why3Y78

YMCA marked “Turn on Knowledge! Turn Off Hate!” campaign by bringing awareness through discussion in a digital platform with activists as Blert Morina, Adelina Tërshani, Dardan Hoti, and Dorina Gllogjani. With the subject hate speech and its impact. Through this campaign we aim to promote differences because all people are different, it is very important to learn how to understand, respect, and accept others.

 

Hate speech on the other hand promotes violence and incites hatred towards individuals or groups based on certain attributes such as race, gender, religion, age, statute, sexual orientation, and others. Given that, the focus of this conversation was marginalized groups. However, hate speech often can be transformed into extremism. When does this happen? This includes the cases where terrorism and violence are being motivated politically or from other groups. Therefore, our partners in Kosovo, have thought the best way to spread positive and peaceful messages to their followers. Up to 500 people have participated in this discussion through social media, Facebook.

 

Panelists of this discussion have given diverse perspectives, starting from Blert Morina, who for the moment holds the position as Executive Director at the Center for Equality and Freedom Kosovo. Yet, his activism with LGBTQI+ rights goes beyond his professional life - considering that he is the first transgender person in Kosovo that has gone public in media about the case of changing the name and gender marker, pushing this issue to a whole new level in terms of challenging the contradictions between law enforcement and the Constitution of the Republic of Kosovo.

 

The second panelist has been Adelina Tërshani, who gave her contribution to the conversation mainly in the gender area as an activist of human rights. Currently, she works for Women’s Network Kosovo, in the field of gender discrimination in the labor market. Adelina is co-author of two reports on gender-based discrimination in Kosovo and the Western Balkans.

 

The third panelist from the media sector, Dardan Hoti, with 8 years of experience in journalism. Topics he mostly covered have been in the protection of human rights with a focus on the rights of marginalized groups. It is worth mentioning that in 2013, he won the first prize for Poverty Reporting, from the United Nations Agencies.

 

And the last panelist, as YMCA representative, to give experiences and accomplishments of Young Man Initiative project, Dorina Gllogjani. She has been part of the civil society for 7 years, working directly with young people. Lastly, she leads projects with a focus on mental health and gender equality.

 

This discussion made it clear by bringing reason to why hate speech should never be an option. “If you post discriminatory messages on social media, or call for murder against marginalized groups, even as a joke, this is not fine and this is called hate speech, but don’t lie to yourself by saying that this is freedom of expression” noted Blert Morina during the meeting. While Adelina Tërshani, shared that she considers that direct work with young people is very important to open their minds about different lifestyles and acceptance of this fact. Dardan Hoti, gave his contribution in this discussion on how the media treats this issue. “A law banning insulting and hateful comments, ongoing training of journalists, would have been necessary to prevent the promotion of hate speech and the promotion of extremism by the media”, he said. “Throughout the YMI project, we work intensively to eliminate such behaviors. We have seen that if young people have the right space to develop and receive information of these topics, they become advocates themselves of peace and their rights”, said Dorina Gllogjani in this discussion.

 

Diversity is what makes our life more beautiful, interesting, and educational. We are all equal, and communication can fix any problem. Before turning to someone negatively, reflect on yourself. And remember, helping others also means helping yourself!

 

This discussion was part of the project "Men and Boys as Partners in Promoting Gender Equality and Preventing Violence and Extremism among Youth in the Balkans" implemented by CARE International Balkans in partnership with the YMCA in Kosovo and SIT supported by the Austrian Development Agency (ADA) and Oak Foundation.

 

 #YMI #CareInternational #CARE #AustriaDevelopmentAgency #OAKFoundation

Find attached the link to the video:

https://www.youtube.com/watch?v=XmH-why3Y78

bottom of page