Grupet fituese të programit PODIUM I

Gjatë muajit janar 2020, YMCA ka organizuar sesionet informuese (outreach) në të gjitha shkollat e mesme të Gjakovës ku i ka njoftuar të rinjtë/rejat për programin PODIUM. Gjatë këtyre sesioneve informuese, gjithsejt 353 nxënës të klasëve të X-ta janë inkurajuar të marrin pjesë në programin PODIUM, ku nga të gjitha shkollat kanë aplikuar 10 grupe me nga 5 anëtar, si pjesëmarrës për puntoritë PODIUM.

 

Në fillim të muajit shkurt 2020, është zhvilluar aktiviteti i dytë në Innovation HUB, PODIUM – punëtori e avokimit social, ku të rinjët/rejat zhvillojnë kampanja vetëdijësuese që të avokojnë për një problem apo nevojë shoqërore që ata e hasin në jetën e tyre.

 

Gjatë ditës së tretë të puntorive, të rinjët/rejat pjesëmarrëse prezantuan projektet e tyre, meçrast juria përzgjodhi 5 grupe fituese të cilat do të zhvillojnë projektet e tyre gjatë vitit 2020.

Emri i projektit: Barazia Gjinore (Ecofeministat)

Shkolla: “Gjon Nikollë Kazazi”

Pjesëmarrësit: Edona Bushati, Leart Bezhi, Genta Isufi, Benita Kastrati

Ideja: Ky grup do të trajtojë pabarazinë gjinore me të cilën të rinjët/rejat përballen gjatë jetës së përditshme. Një nga mënyrat për të luftuar këtë fenomen është të punohet drejtpërdrejtë me të rinjtë/rejat. Ideja e grupit është që të organizojnë seanca filmike duke filluar së pari nga nxënësit e shkollës së tyre. Këta filma do të përmbajnë tema të barazisë gjinore të cilat më pas do të diskutohen në grup. Gjithashtu, një aktivitet i rëndësisë së veçantë është vizita e OJQ-vë që punojnë për të arritur barazinë gjinore dhe të drejtat e grave, për të pasur një vështrim praktik të asaj që OJQ-të bëjnë dhe ndikimin e tyre në shoqëri. Një marsh rrugor gjithashtu do të zhvillohet në Gjakovë, ku nxënësit e shkollës do të parakalojnë në rrugët e qytetit në mbështetje të barazisë gjinore.

Emri i projektit: Edukimi seksual

Shkolla: “Hysni Zajmi”

Pjesëmarrësit: Adea Thaqi, Anjeza Hoti, Arlind Ibraj, Diandra Kusari, Xhemail Rrustaj

Ideja: është ngritur për shkak të mungesës së informacionit që marrin studentët nga programet shkollore. Edhe pse ka kapituj të edukimit seksual brenda librave, mësuesit zakonisht i kalojnë ato faqe në këtë mënyrë duke i cenuar studentët të fitojnë njohuri mbi temën.

Gjatë fazës përgaditore, një hulumtim i bërë nga anëtarët e grupit, në mënyrë të qartë tregoi se ka mungesë të informatave rreth edukimit seksual. Prandaj, grupi ka zhvilluar një projekt që përfshin aktivitete të tilla si: marshimi në rrugë, shpërndarja e kontraceptivëve, shfaqja e filmave/dokumentarëve dhe shpërndarja e broshurave informuese me qëllim të zvogëlimit të shtatzënive të hershme, parandalimit të abuzimit seksual dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Emri i projektit: Mendje t’shnosha

Shkolla: “Mehmet Akif” dhe Gjimnazi “Hajdar Dushi”

Pjesëmarrësit: Anila Mati, Buna Haraqija, Dorina Rragomaj, Eliot Shehu, Etri Brovina

Ideja: Stigmat rreth sëmundjes mendore duket se janë miratuar gjerësisht në shoqërinë tonë. Stigma perceptohet si një pengesë domethënëse për të rinjtë/rejat që dëshirojnë të përfitojnë shërbime të shëndetit mendor, pasi që ata kanë frikë se mund të ngacmohen nga rrethi dhe shoqëria në shkollë.  Shëndeti mendor dhe sëmundja mendore gjithnjë e më shumë po përdoren sikur nënkuptojnë të njëjtën gjë.

Grupi do të organizojë punëtori dhe prezantime në shkollat ​​e mesme, si dhe në Innovation HUB Gjakova. Qëllimet kryesore të punëtorisë janë ofrimi i informatave bazë mbi shëndetin mendor, dhe trajtimi i stigmës dhe diskriminimit. Këto punëtori/prezantime do të zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me YMCA e cila posedon punonjës përkatës me përvojë në këtë lëmi. Për më tepër, mediat sociale si: Facebook dhe Instagram do të përdoren për të promovuar këto aktivitete.

 Winning groups of the PODIUM I program

During January 2020, YMCA has organized outreach sessions in all high schools in Gjakova where it has informed young people about the PODIUM program. During these information sessions, a total of 353 10th grade students were encouraged to participate in the PODIUM program, where 10 groups from all schools applied with 5 members each, as participants for the PODIUM workshops.

At the beginning of February 2020, the second activity took place in Innovation HUB, PODIUM - social advocacy workshop, where young people develop awareness campaigns to advocate for a social problem or need that they encounter in their lives.

During the third day of the workshops, the participating youth presented their projects, and the jury selected 5 winning groups which will develop their projects during 2020.

Project name: Gender Equality


Participants: Edona Bushati, Leart Bezhi, Genta Isufi, Benita Kastrati


Idea: This group will tackle the gender inequality they face in their lives. One of the ways to fight this phenomenon is to work directly with young people. The idea of the group is to organize movie sessions starting first with students of their school. These movies will contain gender equality themes followed with a discussion afterward. In addition, they will also visit NGOs working to achieve gender equality and women’s human rights, to have a close look at what they do and their impact on society. A street march also will take place in Gjakova, gathering the high school students to show support for gender equality.

Project name: Sexual education


Participants: Adea Thaqi, Anjeza Hoti, Arlind Ibraj, Diandra Kusari, Xhemail Rrustaj


Idea:  The idea was raised due to lack of information that students receive from school curricula. Even though there are sexual education chapters within books, teachers usually pass those pages this way preventing students to gain knowledge on the topic.

During 0-phase, the research with students clearly showed that they lack information on sexual education. Therefore, the group has developed a project that includes activities such as street march, delivering contraceptives, showing films/documentaries, and handing out informative leaflets in order to reduce early pregnancies, prevent sexual abuse and sexually transmitted diseases

Project name: Mental Health


Participants: Anila Mati, Buna Haraqija, Dorina Rragomaj, Eliot Shehu, Etri Brovina


Idea:  Stigmas about mental illness seem to be widely endorsed within our society. Stigma is perceived as a significant barrier to young people accessing mental health services as they are concerned with social interaction and peer acceptance while in school. ‘Mental health’ and ‘mental illness’ are increasingly being used as if they mean the same thing.

The group will organize workshops/presentations in secondary schools as well as at Innovation HUB Gjakova. The primary goals of the workshop are to provide basic information on mental health and tackle stigma and discrimination. These workshops/presentations will be developed in close cooperation with YMCA skilled and experienced Youth Worker in the field. In addition, social media: Facebook and Instagram will be used to promote these activities.

MISIONI / MISSION

Të jemi një lëvizje gjithëpërfshirëse ku njerzit zhvillohen në mendje, trup dhe shpirt. 

 

To be an inclusive movement where people grow in mind, body and spirit.

  • Facebook - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • Instagram - Black Circle
  • Flickr - Black Circle
  • Blogger - Black Circle
  • YouTube - Black Circle

National Office

St. Qamil Hoxha, Entry. 13,

Prishtina, 10 000.

Tel: 045474699

Peja Y

Str. Ded Krasniqi- Qendra Rinore Dardania, Peje, 30 000.

Tel: 045 474 453

NGO Shop

Str. Skenderbeu,

Gjakova, 50 000, 

Tel: 045 474 426

Junik Y

Str. Junik, Junik Municipality,

51 050, 

Tel: 045 474 437

Gjakova Y

Str. Ismail Qemali p.n,

Gjakova, 50 000, 

Tel: 045 474 423 

Online Shop

www.ymcashops.com

Aid & Storage Centre

Str. Tirana p.n, Gjakova,
50 000.

Rahovec Y 

Str.Rrethi i Qedres, Rahovec, 

Innovation Hub

Str. Izet Hima, No. 271, 

Gjakova, 50 000

Tel: 045 474 415

Decan Y

Municipality Building, Decan

Camp Pjetershan

Str. Lugu i mire, Village Pjetershan, Gjakova, 50 000, 

Copyright © 2020 All Rights Reserved.


YMCA™ & Young Men's Christian Association™ are registered trademarks of the World Alliance of YMCA's within the Republic of Kosovo territory. The YMCA Movement in Kosovo is the only entity permitted to use the YMCA™ & Young Men's Christian Association™ trademarks.

world alliance of ymcas logo.png
00419l.jpg